SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Dokumentet biometrike të identitetit do të ofrohen nga kompani shtetërore

Dokumentet biometrike të identifikimit (pasaporta dhe ID) në Shqipëri do të prodhohen nga shteti.

Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi gjatë prezantimit të arritjeve të vitit 2022 tha se, “prioritet i punës për vitin 2023, është krijimi i një kompanie shtetërore, që do të ofrojë shërbimin e printimit dhe lëshimit të pasaportave dhe ID-së, duke shfrytëzuar të gjitha burimet njerëzore që kanë qenë tek koncesionari “Aleat”.

“Ky shërbim do të ofrohet nga një kompani shtetërore”, tha ai.

I pyetur nëse me kalimin tek shteti, shërbimi për dokumentet biometrike do të ketë ndryshim tarifash, Çuçi tha se kjo i takon një analize pasi të ndodhë transferimi. Sipas tij, parimi është që dokumentet, pajisja me të cilat është detyrim ligjor për qytetarët, siç janë kartat e identitetit, të ofrohen me çmime më të reduktuara.

Gjatë fjalës së tij, ministri vuri në dukje se gjatë 2022 janë 89 shërbime që ofrohen online, 63 nga të cilat janë të Policisë së Shtetit.

“2.5 milionë adresa janë tashmë të saktësuara në adresarin e ri për adresat e shqiptarëve, ndërsa do të vendosim një numër unik për qytetarët krahas adresës për të lehtësuar aplikimet që janë gjithnjë e më shumë online”, theksoi ministri.

Sipas tij, në 2022 sistemi online ka lëshuar 5 176 482 certifikata nga e- Albania, ndërsa vlera e kursyer llogaritet në 258 824 100 lekë dhe koha e shkurtuar 100 vite.

error:
%d bloggers like this: