SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Drejtori i Policise: “Na duhen oficerë të aftë e kurajozë për t’u përballur me krimin”

Drejtori i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku në konferencën me temë “Lufta kundër trafikimit njerëzor”, ka nënvizuar nevojën për të pasur oficerë të aftë, të mirëtrajnuar dhe kurajoz për t’u përballur me krimin e organizuar. Rrumbullak tha se ka kërkuar reformim të policisë, si ligjor, arsimor e strukturor.

Muhamet Rrumbullaku: Kam kërkuar një reformim të policisë, si ligjor, arsimor e strukturor, për krijimin e një trupë të aftë profesionistësh për t’u përballur me krimin.

Akademia e Sigurisë duhet të luajë rol duke rritur kapacitetet e stafit me programe afatgjata trajnimi.

Përballja me krimin e organzuar që kërkon të sfidojë drejtësinë rendin e sigurinë. Ndaj ka nevojë të kemi oficerë të mirëtrajnuar me integritet të lartë profesional e moral, inteligjentë dhe me kurajo e aftësi të vecanta per t’u përballur me kriminn e organizuar.///

error:
%d bloggers like this: