Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa është duke ndërtuar një shtëpi miliona dollarëshe në qytetin turistik të Sarandës.Sipas gazetës amerikane “Page Six”, vila e Duas po ndërtohet përballë ishullit grek të Korfuzit dhe do të ketë pamje përrallore të detit Jon.Dua Lipa e ka vizituar shpesh qytetin e Sarandës gjatë sezonit të verës, dhe mesa duket ajo është dashuruar me bukuritë natyrore dhe ujin e kristaltë të plazheve, sa që ka vendosur të ndërtojë një vilë luksoze aty.
Në 2021 ajo e vizitoi Sarandën me familjen dhe ish të dashurin e saj Anëar Hadid, si dhe drekoi me kryeministrin Edi Rama.Prej disa muajsh, Dua gëzon edhe shtetësinë shqiptare, që iu akordua nga presidenti Bajram Begaj.///
ME SHUME LAJME
‘’Kur fati punon për ty’’…
Blogerët e huaj sugjerojnë Gjirokastrën në guidën turistike mes vendeve evropiane
Berisha: Rama ndikoi për të më shpallur ‘non grata’