SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

 Kryeministri Edi Rama publikoi sot foto me momente nga puna në zbatim të Planit Kombëtar të Pastrimit në disa qytete të vendit.

Kryeministri theksoi se, zbatimi i Planit të Pastrimit Kombëtar është kthyer në punë të përditshme pa e ulur ritmin në gjithë Shqipërinë.

“Kush do më shumë nga Shqipëria duhet ta mësojë se duke mos i hedhur plehrat rrugëve, i’a rrit fuqinë zhvilluese dhe magjepsëse përmes pastërtisë së saj. Zbatimi i Planit të Pastrimit Kombëtar është kthyer në punë të përditshme pa e ulur ritmin në gjithë Shqipërinë”, tha Rama.

Rama ndau momente nga pastrimi në Kavajë, Kukës, Tepelenë, Maliq, Skrapar, Përmet, Malësi e Madhe, Elbasan, Pukë, Memaliaj, Sarandë, Dibër, Mat, Selenicë dhe Lushnjë.///

error:
%d bloggers like this: