Një ngjarje e pazakontë me sfond erotik ka ndodhur në Tiranë. Drejtori dhe aksioneri i një banke të nivelit të dytë ka krijuar një harem te vogel në degën qëndrore të bankës. Por, qetësia nuk ka zgjatur shumë, pasi drejtori i bankës kishte edhe bashkëshorten e tij të punësuar në bankë, madje në një pozicion të rëndësishëm. Bashkëshortja madje ishte shefe e stafit.
Fillimisht, drejtori i bankës, i lakuar për skema mashtrimi dhe manovra me kreditë, krijoi lidhje intime me një nga punonjëset. Zonjusha kishte të punësuar edhe motrën e saj në të njëjtën bankë. Që të dyja motrat mësohet se ishin pranuar në punë nga bashkëshortja e drejtorit dhe paguheshin me nga 2 mijë euro në muaj. Pas konsolidimit të lidhjes me punonjësen, drejtori nisi të flirtonte edhe me motrën e saj.
Bashkëshortja e drejtorit, e cila paguante për “punë shtesë” disa të besuara për raportimin e lëvizjeve të dyshimta në bankë, u informua për treshen dhe kështu plasi sherri. Konflikti mori një tjetër rrjedhë, kur një ditë, motra e dytë, rrahu fort gruan e drejtorit të bankës në një nga rrugët e Tiranës. Ato që kishte marrë në punë, jo vetëm i morën burrin, por edhe e rrahën. Por, nuk mbaron me kaq. Tashmë mes drejtorit të bankës me dy dashnore dhe gruas së tij po nis një betejë për aksionet. Vijon…(Ekskluzive)///
ME SHUME LAJME
Delvinë: Në qytet çmontohen kamera në kundërshtim me ligjin
Kumbaro me kryebashkiakun e Athinës: Promovim i ndërsjellë në turizëm
Berisha: PD në këmbë, deri në largimin e Ramës