SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Deputetja demokrate, Rudina Hajdari ka bërë një propozim në lidhje me mbledhjen e Këshillit Politik për Reformën Zgjedhore.

Në një postim në rrjetet sociale, deputetja Hajdari shkruan se duke qënë se Këshilli është ende larg konsesnsusit, propozon që mbledhja të mos mbyllet derisa të arrihet kompromisi për disa çështje.

“Duke qenë se na ndajnë vetëm 24 orë nga mbarimi i afatit që kemi vendosur për të përfunduar reformën zgjedhore dhe ende jemi larg një kompromisi, i ftoj sot publikisht anëtarët e Këshillit Politik që të mos e mbyllim mbledhjen derisa të arrijmë kompromisin për këto çështje:

Sistemin Zgjedhor;
Teknologjinë e përdorur në zgjedhje për identifikimin e votuesve;
Administrimin e zgjedhjeve dhe administratën zgjedhore;
Kolegjin Zgjedhor.

Nëse nga sot e deri nesër, punojmë pa pushim, duke patur parasysh jo interesat e ngushta të partive por interesat më të mira të shqiptarëve, ne mund t’ia dalim të prodhojmë një reformë e cila t’i rezistojë kohës dhe të prodhojë zgjedhje të lira dhe të ndershme.

Shqiptarët, qartazi, sot duan të kenë më shumë pushtet në përzgjedhjen e deputetëve nëpërmjet listave të hapura.

Shqiptarët janë të lodhur nga historia 30 vjeçare e zgjedhjeve që vidhen, blihen apo shkatërrohen nga keqpërdorimi i administratës shtetërore apo përfshirja e krimit të organizuar.

Unë mbetem e vendosur për t’i zgjidhur këto çështje, ndaj i ftoj edhe kolegët të më bashkohen në këtë vendosmëri dhe të mos dalim nga takimi pa arritur një rezultat.”-shkruan Hajdari./ //

error:
%d bloggers like this: