SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Energjia: Synohet mosvendosja e fashës 800 kW edhe gjatë nëntorit

Zëvendëskryeministrja Belinda Balluku, njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, deklaroi sot se për shkak të mungesës së reshjeve, situata energjetike në vend nuk është e mirë. Në një intervistë në media, zv/kryeministrja Balluku u shpreh se ka një ndërgjegjësim të popullatës për kursim dhe se gjatë 25 ditëve të para të muajit tetor ka ulje të konsumit të energjisë me 5 %.

Sipas zv/kryeministres, kursimi dhe përmirësimi i situatës në kaskadë krijojnë mundësinë për një mosaplikim të fashës prej 800 kW edhe gjatë muajit nëntor.

“Shpresojmë të kemi një ndryshim të situatës hidrike të mos detyrohemi të vendosim fashën”, tha ajo.

“Duhet pasur parasysh që sot kaskada është në 269 metra, çka nuk është një shifër e mirë për të treguar nivelet historike të këtij muaji. Megjithatë ne shpresojmë dhe nga të gjitha të dhënat, gjatë muajit nëntor do të ketë pa dyshim një situatë më të mirë hidrike”, u shpreh Balluku.

Zv/kryeministrja renditi edhe disa nga projektet që po zbatohen në vend për diversifikimin e burimeve të energjisë, si parqet fotovoltaike.

“Shqipëria është në pragun e realizimit të disa projekteve energjetike që do t’i shtojnë sistemit energjetik 240 megavat. Në janar të këtij viti futen në punë edhe anijet lundruese, ndërsa në janar 2024 do të mund të kemi funksional TEC-in e Vlorës”, u shpreh Balluku./atsh///

error:
%d bloggers like this: