-Sopranoja shqiptare është nderuar me një nga çmimet më prestigjoze ndërkombëtare. Përkatësisht çmimin e “Artises së Vitit” dhënë nga ICMA, cila është praktikisht EMY e muzikës lirike.
Ky kompeticion botëror, në motivacionin e nderimit të sopranos shqiptare shkruan: “Me bukurinë unike të zërit të saj të lavdishëm, të udhëhequr në mënyrë të sigurt dhe shkëlqyes vezullues, Ermonela Jaho magjeps me estetikën e saj të pastër vokale. Por kjo është vetëm njëra anë e artit të madh të këngëtares, tjetra është prania e saj teatrale elektrizuese. Pak këngëtarë e arrijnë një të tillë shkallë e lartë identifikimi me rolet e tyre, një vërtetësi kaq totale dhe emocion thellësisht prekës. Pasi në skenë, Ermonela Jaho hedh si një mantel personalitetin e saj dhe mishëron plotësisht personazhin që duhet të interpretojë.”
Vetë sopranoja shqiptare me famë ndërkombëtare, ka shkruar për çmimin: “Shumë e nderuar”. Kurse këngëtarja Hersi Matmuja, e cila e ka shpërndarë menjëherë postin e Ermonela Jahos në rrjetet sociale, bën një paralelizim me situatën aktuale ku “të famshëm” në Shqipëri shpallen jo vlerat reale port ë kundërtat e tyre. “Këto lajme duhet të bëhen virale.
Uragani Ermonela Jaho, çfarë krenarie!!!, shkruan Hersi Matmuja.///
ME SHUME LAJME
Sarandë.Fotovëzhgim: Te Bazilika dhe Sinagoga, hiqen ‘hartat memece’
FOKUS – 6 234 viktima në Turqi dhe 2 470 në Siri pas tërmetit të 6 shkurtit
Parashikimi i motit, e mërkurë, 8 shkurt 2023