SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

 Shqipëri. Jeta është në rrugën e duhur për t’u rikthyer në normalitet, restorantet dhe baret tashmë kanë hapur tarracat e tyre në natyrë dhe plazhet e hoteleve do të jenë të gatshme për t’iu pritur që nga 1 qershori, shkruan faqja e njohur ndërkombëtare turistike, e specializuar sidomos për jahtet, evolutionyachting.co.

”COVID-19 duket se është nën kontroll në të gjithë Europën. BE dhe qeveritë kombëtare po punojnë se si të rihapin kufijtë e tyre dhe të fillojnë të stimulojnë turizmin e verës. Ka shumë konfuzion, por ne jemi këtu për t’ju ndihmuar të merrni vendime të informuara se ku të lundroni këtë sezon. Me zyrat tona në 9 shtete në të gjithë Mesdheun, ne do të botojmë “gazeta” javore që do t’ju japim udhëzimet më të fundit për COVID-19 të vendit ku do të shkoni”, shkruan evolutionyachting.co./”Shqipëria ka pasur një shkallë shumë të ulët të infeksioneve me COVID-19 me vetëm 1 076 raste dhe 33 vdekje deri më sot.

Vendi zbatoi masa të rrepta bllokimi që mbeten në fuqi deri në fund të kësaj jave. Aktualisht, jahteve u lejohet të hyjnë në Shqipëri me miratim paraprak.

Kryeministri Edi Rama njoftoi se që nga 1 qershori, vendi do të hapë kufijtë për biznesin dhe turizmin, që do të thotë se jeta është në rrugën e duhur për t’u rikthyer në normalitet. Restorantet dhe baret tashmë kanë hapur tarracat e tyre në natyrë, dhe plazhet e hoteleve do të jenë të gatshme për t’iu pritur që nga 1 qershori dhe me hapjen për publikun që nga data 10 e po këtij muaji”, shton ajo.

Ku të shkoni?

Ne Sarandë/. Saranda është natyrisht me interes parësor. Mund të siguroni naftë dhe lubrifikante pa taksa si për jahte komerciale ashtu edhe për ato dhe private. Pastaj faqja e njohur e jahteve rendit  Gadishullin e Karaburunit  dhe  Gjirin e Porto Palermos///

error:
%d bloggers like this: