SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Fasha 800 kWh nuk do të vendoset as në dhjetor

Zëvendësministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Ilir Bejtja bëri të ditur sot se fasha prej 800 kWh nuk do të hyjë në fuqi as më 1 dhjetor. “Fasha do të hyjë në fuqi vetëm nëse jemi në kushte importi të thelluar. Import i thelluar është mbi 40% me çmime tejet të larta. Së shpejti, në fund të janarit, futet në punë edhe TEC-i në Vlorë, me 100 mega. Nëse vijojmë me të njëjtën situatë reshjesh, situata është mëse optimale dhe nuk kemi arsye ta aplikojmë fashën 800 kWh”, deklaroi Bejtja në një nga studio televizive ku ishte i ftuar këtë mbrëmje.

Më tej Bejtja foli dhe për situatën në kaskadën e Drinit.

“Situata është nën kontroll në kuptimin e sigurisë së kaskadës. Vijojmë kontrollet e shpeshta, 3-4 herë në ditë, në varësi të reshjeve. Tani situata është më e qetë. Planifikimi është më i sigurt i prurjeve, nuk janë më të larta në Koman dhe në Vaun e Dejës. Aktualisht Fierza nuk është në punë, vetëm 2 turbina përdoren në orët e pikut. Fierza grumbullon ujërat e mundshme që t’i kemi në të ardhmen. Ndihmojnë edhe HEC-et private, të cilat janë në maksimum gjatë këtyre ditëve”. Ai u shpreh se që prej ditës së diel ka nisur eksporti i energjisë. “Që prej ditës së diel ka nisur eksporti. Kemi shitur edhe përpara në mënyrë sporadike. Shitjet janë bërë me rreth 230 euro në oraret e pikut dhe rreth 130 euro në bandë”, tha zëvendësministri.///

error:
%d bloggers like this: