SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Nga Etleva XHAJANKA

Teatri antik i Butrintit është gjallëruar nga këngët e vallet e një festivali folklorik. Ky është festivali i 3-të kulturor, i zhvilluar nga Shoqata e Grave Minoritare të qytetit të Sarandës “Rodhon to Amarandon”. Në festivalin e organizuar në teatrin e Butrintit, morën pjesë grupe kulturore nga Shqipëria dhe Greqia.

Qyteti i lashtë i Butrintit u mbush nga këngët, vallet, dhe meloditë e bukura që përcollën grupet folklorike.

Grupi folklorik “Rodhon Amarandon” është krijuar në vitin 2018 nga disa vajza e gra të minoritetit grek të Sarandës.

Ka marrë pjesë në shumë veprimtari kulturore brenda dhe jashtë vendit.

Ky grup folklorik ka përfaqësuar Sarandën në aktivitete të organizuara në Gjirokastër, Himarë, Selanik, Athinë etj, ku janë vlerësuar edhe me çmime../ATSH///

error:
%d bloggers like this: