SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Finiq: Fabrika “MARINI” në Livadhja, me kapacitet të plotë. Prodhim i bollshëm i ullirit. Bie  edhe çmimi i vajit.

Nga Anastasia SIMATATI

-REPORTAZH-

1.

“Ky ishte vitit i mbarë i ullinjve”, dëgjon të thuhet kudo në Shqipëri në zonat ku kjo kulturë kultivohet në shekuj po edhe gjatë tri dekadave të fundit, kur janë mbjellë më mijëra fidanë që kanë hyrë vit pas viti në prodhim.

I njëjti prodhim i bollshëm i ullirit për këtë vit haset kudo në Jugperëndim të vendit; jo vetëm në territorin e Bashkisë Finiq po edhe në Bregdet, Konispol e Delvinë.

Prodhimi i bollshëm ka bërë që të ulet edhe çmimi i shitjes së vajit të ullirit.

Aktualisht një ditë para Krishtlindjeve, çmimi i një litër vaj ulliri varion nga 600 leke në 500 dhe 400 Lekë.

2.

Gazetarët e SARANDANEWS.AL  në mbrëmjen e djeshme shkuan në fabrikën e mirënjohur “MARINI” në Livadhja duke vëzhguar në terren situatën e prodhimit dhe përpunimit të ullinjve nga fermerët po edhe procesin e prodhimit të vajit të ullirit.

Të gjithë sektorët janë në ngarkesë e lëvizje. Disa plaka presin me bidona të marrin vajin e ri nga një hinkë që është pika fundore e procesit të prodhimitt të vajit.

Fillimet e kësaj fabrike lidhen  me përpjekjet e nje gruaje minoritare nga Livadhjaja: Vasilika Marini, nga të paktat agrobiznesmene rreth njëzet e dy vite  më parë  në jug të Shqipërisë e më gjerë. Me  kurajo të habitshme për ato vite, Marini, gjeti fora pasi kishte një vizon për industrinë përpunuese të ullirit në zonë e minoritetit por edhe më gjerë.

Në këtë fabrikë është instaluar  që në vitin 2016 teknologjia moderne italiane bashkohore “Pieralis”. Në këtë fabrikë përgjatë njëzet e katër orëve mund të takosh fermerë nga zonat Finiq, Konispol, e Delvinës që sjellin ullinjtë e sapovjelë për t’u kthyer në vendbanimet e tyre me sasitë e vajit të ullirit të ri.

3.

Aleko Marini është tani, përfaqësuesi i Fabrikës “Marini”.

Është ora 22.30 dhe ai nuk ka kohë të qëndrojë gjatë në biseda. Herë e sheh të kontrollojë  presat e brumit të ullinjve të sapohedhur në procesin e prodhimit, herë shkon të vend i depozitimit të vajit të ri që rrjedh  ku takon disa mana (nëna të moshuara) që presin të marrin vajin e ullirit.

Spiro Çakuli bën fotografi nga proceset e punës në Fabrikën MARINI, ndersa nje djalosh i fuqishëm pak brun qe quhet Dhimitër Zhollo ndihmon i buzëqeshur personat duke ngritur bidonat e rende me vaj ulliri që ende është i ngrohtë.

Ndërkohë Aleko Marini shpjegon se fabrika “Pjeralisi”  ka një kapacitet, 2,5 tonë . Këtu ka fermerë jo vetëm  ga Livadhjaja e zonat e  Finqit po edhe nga zonat e Konispolit dhe me tej deri në Rrëzomë.

Fabrika e Vajit të ullirit “Marini” nga më modernet në Shqipëri, nisi aktivitetin shumë  vite më parë në vitin 2000 derisa në vitin 2016 u instalu teknologjia bashkohore “Pieralis”.

Është një vit i mbarë të thonë të gjithë personat që sjellin ullinj te “MARINI”.

Të gjithë janë të kënaqur nga sasia e vajit rë ullirit që marrin dhe cilësia e korrektesa në këtë Fabrikë.  

“Marini” është  një nga dhjetra fabrikat që funksionojnë sot në rajonin Jugperëndimor të Shqipërinë.//sarandanews.al///

error:
%d bloggers like this: