SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

FINIQ. Fotovëzhgim. Ish Spitali i Cerkovicës, sot i mbuluar nga ferrat.Ku nuk shërbehet asnjë gjilpërë dhe një ‘kartolinë’

Nga Anastasia SIMATATI

Ky është sptali i Cerkovicës ose ndryshe, i Theollogos në njësinë administrative të Dhivrit në Bashkinë e Finiqit.

Dikur, një institucion shëndetësor që u shërbente mijëra banorëve të dhjetra fshatrave si Cerkovicë , Janicat, Leshnicë e Sipërme, Leshnicë e Poshtme, Malçan, Karroq, Shëndre, etj, etj., sot është kartolina më mjerë e kujdesit shëndetësor ndaj banorëve.

Para tij kalojnë sot e gjithë ditën: zyrtarë të bashkisë dhe deputetë të PS, MEGA-s, PDDNJ, PD, punonjës të administratës shtetërore të çdo niveli, kandidatë për kryetarë bashkie që flenë dhe zgjohen vetëm me ëndrra në diell për hallet e minoriteti entik grek.

Kjo ngrehinë e mbetur kështu jo nga “bombardimet” e Luftës së Dytë Botërore por nga “bombardimet” e injorimit brutal dhe talljes qe u bëhen banorëve të këtyre anëve.

Në këtë godinë të ish Spitalit të Cerkovicës dhjetra banorë tlë moshuar që jetojnë ende në vetminë e tzre në këto vise, do të donin që vendosnin në krye te fasada kryesore një parrullë në shqip dhe greqisht për partitë që do të kërkojnë vota për zgjedhjet e 14 Majit 2023 dhe zyrtarët e Ministrisë së Shëndetësisë: “MIRËSEVINI NË CERKOVICËN TONË, O TË PACIPË QË KËRKONI VOTA!”

Ose në pamundësi, një kartolinë të kësaj godine të zmadhuar dhe me ngjyra t’ia nisnin si dhuratë Ogerta Manastirliut, Ministres simpatike të Shëndetesisë dhe Mbrojtjes Sociale në qeverinë Rama, për ta vendosur në një faqe te zyzrës së saj ose mbi tavolinë bashkë me një shënim: “NGA TË MOSHUARIT E VETMUAR TË DISA FSHATRAVE TË MINORITETIT/sarandaNews.al///

error:
%d bloggers like this: