Një sasi misri e helmuar është konstatuar e hedhur ne dy vende pranë zonës së mbrojtur të Parkut natyror të Syrit të Kaltër .
Burime nga bashkia e Finiqit bënë të ditur për srandanews.al dhe radion “Saranda” se “Sapo u sinjalizua për depozitimin në mënyre klandestine të kësaj sasie misri, ne vendin e caktuar shkuan specialistë të emergjencave civile në bashki të cilët kanë lokalizuar dhe rrethuar vendin për të marrë të tjera masa më tej”.
Mësohet se bashkia ka njoftuar edhe institucionet përkatëse dhe pritet që pasi të merren mostrat dhe sasia e misrit të groposet.
Ende nuk dihet autori qe ka shkarkuar këtë sasi misri në një zonë të tillë, rreth 50 m larg nga aksi i rrugës nacionale Sarandë-Tiranë dhe rreth 200 m në një tjetër vend, në drejtim të rrugës për në Kardhikaq.
Sipas disa burimeve vendore, nga konsumimi i misrit të mësipërm ka ngordhur një dhi nga tufa e banorëve të zones.
Ndërkohë nuk dihet efekti që mund të kerë shkaktuar edhe të fauna e egër konsumi I këtij misri me cilësi të dyshimta.///

Analizat e misrit mund te nxjerrin ndonje perfundim per te larguar dyshmet: Misri eshte me helm? Me radioaktivitet? Me preparate kimike? Dhe, cili eshte pergjegjes per depozitimin e tij ne menyre klandestine ne kete vend?/// /
ME SHUME LAJME
Parashikimi i motit, e mërkurë, 6 dhjetor 2023
Parashikimi i motit, e martë, 5 dhjetor 2023
SOFT NEWS – Mbajtja e një qeni ul rrezikun e demencës