SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Shpallet kampione në Europianin e Atletikës në Mynih, në garën e hedhjes së shtizës atletja shqiptare Elina Xhengo që përfaqëson Greqinë. Me qindra njerëz e pritën 19-vjeçaren, ku familjarë, të afërm, miq edhe shumë të tjerë pushtuan aeroportin “Macedonia”.Kampionia Elina Xhengo ushpreh se: Nuk e kam për turp që prindërit i kam shqiptarë, por e dua edhe Greqinë.

Përpara pak vitesh as që mund të konkurroja jashtë Greqisë sepse nuk kisha shtetësi. Nuk kishte ndjesi më të keqe. Kisha lindur në Greqi por ndihesha e huaj. Prindërit e mi janë shqiptarë, nuk e mohoj dhe nuk e kam as turp ta them një gjë të tillë megjithatë unë kam lindur në Greqi dhe e dua edhe këtë vend”

Në mbrëmjen e të artës së Luiza Gegës, Xhengo fitoi të artën në hedhjen e shtizës duke e ngjyrosur edhe më shumë kuqezi qiellin e Mynihut ku po zhvillohet europiani i atletikës.

Elina ka lindur në Greqi në vitin 2002 dhe është vetëm 20-vjeç por konsiderohet e ardhmja e kësaj disipline. Prindërit emigruan shumë vite më parë dhe sot ajo konsiderohet edhe krenaria e Greqisë.

Mediat i kanë kushtuar një hapësirë të madhe ndërsa vetë atletja me përulësi shprehet se falë arritjes së saj, do të mund të largojë mamanë nga puna si pastruese pasi ajo ka sakrifikuar shumë për të deri në momentin që u shpall kampione Europe.Shtetësinë e ka marrë vetëm pak kohë më parë pikërisht për shkak të sportit dhe sot Elina është një njeri krenar, pak rëndësi ka nëse ndihet më shumë greke apo shqiptare.

Xhengo është rekordmenia europiane përsa i përket moshës së një kampioneje. 20-vjeçarka thyen rekordin e vendosur në vitin 1962 nga Elvira Ozolina që u shpall kampione kontinenti në moshën 23-vjeçare.

Xhengo nuk mundi t’i përmbante dot lotët, teksa u prit si heroinë në Greqi pas atij triumfi të paharrueshëm.///

error:
%d bloggers like this: