SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Nga Pirro NACI

Në Europë dhe kudo në botë çelja e sezonit turistik festohet me shtimin e numrit të FLAMURIT BLU, festohet me krijimin dhe organizimin e një plazhi model. Për vitin 2022 janë vlerësuar mbi 4100 plazhe me këtë flamur në mbarë botën Në vendet që na rrethojnë nga viti në vitë shtojnë numrin e këtyre plazheve. Në qendër të idealeve të programit të Flamurit Blu është synimi për të lidhur publikun me mjedisin e tyre dhe për t’i inkurajuar ata të mësojnë më shumë rreth mjedisit, biodiversitetit, ekosistemeve dhe fenomeneve mjedisore. Këtë vitë vendi fqinj Greqia zuri vendin e dytë në botë me 518 plazhe me Blue Flag. Vetëm Korfuzi ka 16 flamurë.

Nuk po ndalem me Sivotan, Prevezën apo Lefkadhën që janë nga destinacione e preferuara dhe më të afërta për shqiptarët. Dhe ato me shumë plazhe të ‘’dekoruara’’me këtë flamur. Por dua të ndalem tek Korfuzi.E kemi tek pragu i shtëpisë. Kaq të vështiri e kemi për të ‘’sjellë’’ një nga këta ‘’flamuj’’ në brigjet e Sarandës? E sollëm nga Korfuzi qyshmë 1911-tën! Jo më tani! Të kuptohemi jo Blue Flagun por atë të Marigosë… Sipas Qemil Panaritit, ish-kryeredaktor i gazetës ‘’Dielli’’ flamurin që u ngrit në Vlorë e kishin sjellë nga Bostoni në Korfuz, anëtarë të shoqërisë ‘’Besa-Besën’’. Ata ja dhanë flamurin Marigo Pozios që ishte me punë në Korfuz. Marigoja e futi atë lehtësiaht në Shqipëri duke e fshehur nën teshat e saj…Atë flamur, të sjellë nga patriotët shqiptarë nga Bostoni, ngriti dora e Ismail Qemalit Ditën e Shpalljs së Pavarësisë….( ky është një version nga libri Historia e Shqipërisë1912-2000. V Duka) E pas 100 e ca vjetësh në Ditën e Çeljes së Sezonit Turistik për Sarandë nuk do të ‘’lindë’’ një Ismail Qemalin i rri për të ngritur flamurin Blue Flag në plazhet e Sarandës qoftë duke e ‘’sjellë’’ edhe nga Korfuzi? “Blue-flag” është një simbol për cilësinë e plazheve në mbi 50 vende të Europës dhe jo vetëm. Ky certifikim jepet në bazë të kritereve të rrepta të organizatës ndërkombëtare të edukimit mjedisor, FEE, për plazhet e organizuara që menaxhojnë bashkitë, komunat, hotelierët dhe aktorët e tjerë.

Në strategjinë sektoriale të Turizmit 2007-2013, miratuar edhe me VKM, flitej për kalibrimin e standardeve ndërkombëtare të turizmit, duke inkurajuar kompanitë në këtë sektor për të konkurruar në nivelet më të larta të cilësisë dhe për të aderuar në standardet ndërkombëtare “Blue-Flag”, ose në shqip Flamurin Blu. Duke parë këto synime optimiste, si dhe zhvillimin me ritme të shpejta të turizmit në një artikull të botuar në vitin 2010, në një nga gazetat e asaj kohe, shprehja mendimin për veprime konkrete, që edhe plazhet tona të vendosen në listën e “FEE” dhe turizmi shqiptar të fillonte të hidhte hapat e parë në drejtim të cilësisë së produktit turistik. Shprehja mendimin dhe dëshirën që në vitin e ardhshëm, 2011-ën, çelja e sezonit turistit të kurorëzohej me vendosjen e të parës “Blue Flag” në plazhet tona, duke përmbysur praktikat e vjetra të mitingjeve apo veprimtarive të zhurmshme që më tepër i shërbenin propagandës për hir të propagandës sesa turizmit dhe zhvillimit të tij në veçanti. Por pavarësisht dëshirës, vendimeve qeveritare, strategjisë për zhvillimin e turizmit, “Blue-Flag” nuk erdhi, jo vetëm në 2011-ën, por as në 2012-ën, as në 2013-ën, por me sa duket nuk do të vijë edhe në vitin 2023-në se 2022-në e mori lumi./SARANDANEWS,AL///

error:
%d bloggers like this: