SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Fokus: Ismail Qemali-një filhelen i madh..

Nga Piro NAÇI

Si këto ditë fund dhjetori, të vitit 1901, Ismail Qemali botonte në gazetën e tij ‘’Sotiria-Alvania’’ një nga shkrimet emblemë për grekët dhe helenizmin…Edhe një grek i vërtetë do ta kishte zili ato çka shkruante Ismail Qemali…E lexova edhe sot këtë dhe e veçova me një foto…Bashkë me të veçova dhe një tjetër foto, të dy javëve më parë. Eshtë në zyrën e Kyeministrit Shqiptar me Kryeministrin Grek dhe në sfond Ismail Qemali… Një foto që të duket se të tre këta burra ndoshta i vendosi në një bisedë historia nga e kaluara. Një foto që të bën të meditosh dhe herë herë të hedhësh sytë nga histori si ajo e largët por edhe ajo e tashmja…Dhe pa dyshim nuk mund të kuptohen këto pa studjuar figurën e ‘’Babait’’ themelues të shtetit të parë Shqiptar.

Ismail Qemali ishte përfaqësuesi më i shquar i elitës politike shqiptare që mbështeti hapur bashkëpunimin me Greqinë dhe ra në kontakte me rrethet e larta të politikës greke. Pikëpamjet në lidhje me bashkëpunimin shqiptaro-grek, Qemali i bëri të ditura në intervistat e shpeshta dhënë në shtypin e kohës dhe në gazetën e botuar prej tij, të titulluar “Sotiria-Alvania”, në greqisht dhe në shqip. Gazeta filloi të botohej në Bruksel, në shtator të vitit 1901. Qëllimi i saj ishte mbrojtja e çështjes së popujve të Lindjes dhe më së shumti ajo shqiptare, e cila konsiderohej prej tij e njëjtë me atë të popullit grek. Simpatia për grekët ishte e dukshme në opinionet e tij. Ai i konsideronte ata vëllezërit natyralë të shqiptarëve dhe bashkëpunimin shqiptaro-grek, alternativën e vetme kundër pansllavizmit, që kërcënonte shqiptarët në të ardhmen e tyre.

Shkëputa disa rreshta nga faqet e gazetës së Ismail Qemalit…. -‘’Një komb që ka një të kaluar madhështore të padiskutueshme dhe të drejtën për pritshëmri të një të ardhme madhështore është ai Grek’’…. -‘’Ne, jo helenët, dëshirojmë me zemër të shohim Helenizmin si faktorin më të fortë të Lindjes’’… -‘’Kaq shumë na intereson çështja pasi jemi të bindur se destinacioni i Helenit është destinacion i Shqiptarit që ka të njejtin gjak me të dhe fati i njërit varet nga tjetri’’… -‘’Nuk kërkojmë që të japim një analizë psikologjike të një kombi si ai helen, as guxojmë që të nxjerrim rezultate mbi këtë. Por atë, të cilën me bindje mund të shpallim më përpara është se Heleni nuk do të degjenerojë. Historia e tyre e cila është dhe historia e njerëzimit paraqet të gjitha garancitë e shpëtimit të natyrës helene dhe të çdo korruptimi moral dhe degjenerim.

Historia e njerëzimit na paraqet shumë kombe të cilat të tërhequra nga vrulli i invazioneve të mëdha mundën të shpëtojnë personalitetin e tyre kombëtar. Por asnjë nga këto nuk mund të krahasohet me kombin helen. Heleni, pikë së pari, është tipi i përsosmërisë si i formës ashtu dhe i shpirtit të njeriut. Asnjë komb para tij nuk mundi të krijonte idenë mbi të bukurën dhe të mirën.

Asnjë komb para tij nuk mundi të lindë dhe të vlerësojë ndjenjën e lirisë’’…. Këto pak reshta për të dy fotot e mësipërme…. Për Ismail Qemalin dhe veprën e tij në mardhëniet me grekët ka shumë akoma për të shkruar dhe për tu studjuar, me të mirat dhe ndoshta edhe me dritë-hijet e saj. Mjafton ato të mos i harojmë e ti lëmë mënjanë… Ndoshta mund ti shërbejë edhe të sotshmes… Marrëdhëniet e Shqipërisë me Greqinë zënë një vend të rëndësishëm në historinë e të dy shteteve që në krye të herës. Megjithatë ato janë më shumë se kaq, janë marrëdhënie midis dy popujve fqinjë, të cilët historia që nga lashtësia i ka vendosur në krah të njëri tjetrit./sarandanews.al///

error:
%d bloggers like this: