//ATSH// Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, ka publikuar pasditen e të shtunës një foto emocionuese, të një vogëlusheje që i ka dhuruar një lule një punonjësi të policisë në patrullim, i cili është i pajisur dhe me maskën mbrojtëse dhe doreza, në kuadër të masave të marra nga qeveria për të minimizuar përhapjen e pandemisë COVID-19.
Ministri i Brendshëm Lleshaj, përmes kësaj fotoje ka një falenderim për të gjithën punonjësit e policisë, që në një moment kaq të vështirë, ku e gjithë bota është duke u përballur me pandeminë COVID-19, janë në krye të detyrës./R-SR//
ME SHUME LAJME
Berisha: Afera e Skavicës, korruptive
Rama, rubrikë të re bashkëbisedimi
Shqiptari u arrestua padrejtësisht nga policia britanike, Rama: Dëshpëruese, persekutorët të mbajnë përgjegjësi