SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Nga Zana MATAJ

Më 23 korrik mbushi 20 vite në repartin e  Urgjencës.

Me qindra e qindra të mjekuar nga duart e tij në Urgjencën e Spitalit “Petro Nako” të Sarandës dhe 20 vite punë intensive, ditën dhe natën, në sezone të “qeta” dhe në pikun e stinës së verës, kur Saranda dhe rajoni i saj disafishohen për shkak të numrit të lartë të turistëve vendas dhe të huaj.

Ky është Dritan Selmani, djali sarandiot, infermieri i përkushtuar i Urgjencës në Sarandë.

Të sëmurë të çdo moshe, kanë kaluar nga durat e tij duke bërë mjekimet e para , pas një traume apo plagosje.

Fëmijë, nxënës shkollë, pensionistë, pleq të moshë së tretë, turistë të kombësive të huaja.

Kur e pyet se cilat kanë qenë ditët më të vështira që nuk i harron në punë e tij, për nga ngarkesa, ai përmend periudhën 2005-2015, kur nuk kishte as qendra shëndëtësore në Borsh e Ksamil dhe ngarkesa ishte teper e madhe..

 “Ishte një çmenduri,-kujton ai.-Por tani jemi mirë. I kemi të gjitha aparaturat e  kohës.”

Dritan Selmani i Urgjencës në Spitalin e Sarandës, është infermieri simbol i njeriut të përkushtuar, nje ikonë e njeriut te devotshëm, të papërtuar e që nuk shikon njeri nga duart për të kryer detyrën e tij në shërbim të jetës së njerëzve.

Ndaj kur largohet secili nga Urgjenca dhe ka marresherbimin e Tij, e uron me shpirt.:

Nese eshte i moshuar, shprehet :”T’u befte dita njemije, o djale! “

Te tjere, sipas menyres se tyre, shprehen me njeri-tjetrin: “Hallall, edukata familjare!”

Dhe Tani, nuk është i vetmi në Sarandë dhe ne institucionet shëndetësore të jugut të vendit./sarandanews.al///

error:
%d bloggers like this: