Samiti BE-Ballkani Perëndimor që po mbahet sot në Tiranë, ka vijuar me një foto familjarë me të gjithë pjesëmarrësit.Pas mbërritjes në kryeqytetin shqiptar, liderët e Bashkimit Europian dhe të Ballkanit Perëndimor janë bërë të gjithë bashkë për shkrepjen e fotos historike.
Më tej, ata ndoqën dhe një nga veprimtaritë më të veçanta që shoqëroi agjendën e punimeve të Samitit të BE – Ballkani Perëndimor, një koncert i shkurtë me valle popullore nga burra e gra veshur me kostum kombëtar shqiptare dhe që u përmbyll me një performancë nga nxënësit e kryeqytetit.
Për herë të parë në historinë e Europës, liderët e BE-së u bën bashkë sot në Tiranë duke rikonfirmuar angazhimin për zgjerimin e unionit me vendet e Ballkanit Perëndimor.
Ky është Samiti parë i këtij lloji që zhvillohet në rajonin e Ballkanit Perëndimor dhe është pjesë e zbatimit të Axhendës Strategjike të Këshillit Evropian 2019-2024.
Në kuadër të Samitit BE – Ballkani Perëndimor u nënshkrua sot në Tiranë Marrëveshja Roaming, e cila i hap rrugë nisjes së procesit për heqjen e tarifës roaming mes vendeve të Bashkimit Evropian dhe Ballkanit Perëndimor. Marrëveshja Roaming hyn në fuqi duke nisur nga 1 tetori 2023.///
ME SHUME LAJME
Delvinë: Në qytet çmontohen kamera në kundërshtim me ligjin
Kumbaro me kryebashkiakun e Athinës: Promovim i ndërsjellë në turizëm
Berisha: PD në këmbë, deri në largimin e Ramës