Shqipëria është një nga destinacionet që mund të vizitohet gjatë 2023-it. Është ky sugjerimi i gazetës britanike ‘Metro’. Në artikullin e saj, ‘Metro’ shkruan se në Shqipëri mund të gjeni plazhe si në Maldive.
“Takoni destinacionin e vitit 2023. Brigjet e tij në ngjyrë karamel dhe ujërat e ngjashme me ato të Maldiveve, përballueshmëria e këtij vendi jo të Eurozonës mund të jetë e parezistueshme pas faturave të frikshme të energjisë të dimrit”, thuhet në shkrim. Shqipëria renditet mes destiancioneve si Jordania, Portugalia dhe Guajana.
Shkrimi është ndarë në rrjetet sociale edhe nga kryeministri Edi Rama.
“Edhe gazeta britanike ‘Metro’ këtë fundvit rendit sugjerimet për vendet që duhen vizituar në vitin 2023, ku natyrisht Shqipëria është pjesë e guidës së rekomanduar” shkruan Rama
Nga janari deri në nëntor të këtij viti, 157 mijë vizitorë nga Britania e Madhe ishin në Shqipëri. Krahasuar me një vit më parë ka pasur një rritje me 93% më shumë, ku përfshihen edhe shqiptarët me pasaportë britanike.///
ME SHUME LAJME
Delvinë: Në qytet çmontohen kamera në kundërshtim me ligjin
Kumbaro me kryebashkiakun e Athinës: Promovim i ndërsjellë në turizëm
Berisha: PD në këmbë, deri në largimin e Ramës