SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Para nisjes së seancës plenare te te se merkrues , gazetarët që mbulojnë zhvillimet në Kuvend kanë protestuar nën moton “Eja KUVENDojmë” në lidhje me një vendim për rregulloren e re të këtij institucioni.

Katër ditë më parë Kuvendi publikoi vendimin e Byrosë së Kuvendit, për raportimin e gazetarëve gjatë mbledhjeve të komisioneve parlamentare.

Gazetarët i bënë thirrje Kuvendit, që të tërhiqet nga ky vendim, ndërsa theksuan se me këtë vendim cenohet puna e tyre.Vendimi synon që t’i vendosë gazetarët në një newsroom, nga ku do të duhet të ndjekin zhvillimet e Kuvendit dhe komisionet përmes ekraneve dixhitale.

Në njoftimin e tyre gazetarët theksojnë se, “vendimi i Byrosë së Kuvendit për të përjashtuar gazetarët e akredituar nga aksesi i komisioneve parlamentare është cenim i pastër i punës sonë dhe lirisë së medias”.///.

%d bloggers like this: