Vizitat turistike në Kalanë e Gjirokastrës për këtë sezon turistik kanë ardhur duke u rritur.
Sipas të dhënave nga DRTK Gjirokastër, rezultojnë 137,556 mijë vizitorë gjatë periudhës janar-dhjetor 2022 ose 82,144 vizitorë më shumë se gjatë të njëjtës periudhë në vitin 2021.
Rritje ka pësuar edhe numri i vizitorëve të Antigonesë. Vizitat turistike në Parkun Arkeologjik Antigone për këtë sezon turistik kanë arritur në 1774 mijë vizitorë gjatë periudhës janar-dhjetor 2022 ose 1182 vizitorë më shumë se gjatë të njëjtës periudhë në vitin 2021.
Ndërkohë ministrja e Kulturës, Elva Margariti, njoftoi se bashkë me rritjen e numrit të vizitorëve në objekte të trashëgimisë kulturore si kala, parqe, muze e monumente, janë rritur edhe të ardhurat nga shitja e biletave.
“Është një rritje e dukshme, krahasuar me vitin 2021. Më shumë të ardhura, do të thotë më shumë kujdes për trashëgiminë kulturore”, shkroi Margariti në rrjetet sociale.
Të ardhurat nga objektet e trashëgimisë kulturore në 2022-shin, arritën në 239,002,490 lekë, ndërkohë që një vit më parë të ardhurat ishin rreth 146 milionë lekë. ///
ME SHUME LAJME
Delvinë: Në qytet çmontohen kamera në kundërshtim me ligjin
Kumbaro me kryebashkiakun e Athinës: Promovim i ndërsjellë në turizëm
Berisha: PD në këmbë, deri në largimin e Ramës