SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Albania, Gjirokastra city. Scenery. Drim river valley and Lunxheria mountains. (Photo by: PHAS/Universal Images Group via Getty Images)

Gjirokastra vatër e re koronavirusi? Dyshohet se emigranti infektoi të tjerët

Disa persona në Gjirokastër dyshohen si të prekur me koronavirus pasi patën kontakt me një emigrant të riatdhesuar.

Emigranti është një 54 vjeçar nga Fieri, i cili u karantinua pas ardhjes nga Greqia tek një hotel në Këlcyrë.

Sipas reportereve ne TV-ve terren mësohet se janë bërë 25 testime, mes tyre punonjës së policisë së kufirit edhe infermierë.

Nëse do të ketë ndonjë rast me koronavirus në këtë zonë, konfirmimi do të vijë ditën e nesërme nga përditësimi i Ministrisë së Shëndetësisë.

Ndërkohë, qarku i Gjirokastrës përfshihet tek lista e vendeve që do të përfitojnë nga masat lehtësuese duke nisur prej ditës së hënë (27 prill).

Nuk dihet nëse do të ndryshojnë masat nëse Gjirokastra i shtohet hartës së vendeve me raste të reja.

error:
%d bloggers like this: