Gjykata e Sarandës ka lënë në arrest me burg pa afat 4 të arrestuarit Pjetër, Astrit, Aleksander dhe Anton Ndoj. Prokurori i çështjes Ilir Hoxha ka paraqitur përpara gjykatës provat ndaj të arrestuarve dhe ka kërkuar masën “burg pa afat”, e cila është pranuar nga gjyqtari Alban Meçani.
Të arrestuarit nuk kanë patur pretendime dhe nuk kanë kundërshtuar kërkesën e prokurorit për masën e arrestit në burg. Të 4 të arrestuarit do të transferohen drejt burgut të Bënçës pas mbylljes së paraburgimit në Sarandë. Astrit Ndoj i përplasi makinën Gentian Omerit që ta nxirrte nga rruga dhe ta merrte peng ndërsa shoqërohej nga Pjetër Ndoj, Aleksandër Ndoj, Anton Ndoj dhe Alfred Ndoj.
Mjeti i Omerit përfundoi në kanal ndërsa 5 të afërmit e nxorën me forcë dhe e futën me dhunë në bagazhin e makinës duke e dhunuar për ngacmimin ndaj gruas së martuar dhe e lanë pa ndjenja në rrugë me dhëmbë dhe gishtërinj të thyer. Shkak i këtij akti dyshohet të jetë bërë ngacmimi i një gruaje të fisit Ndoi nga Gentian Omeri.///
ME SHUME LAJME
Parashikimi i motit, e mërkurë, 6 dhjetor 2023
Parashikimi i motit, e martë, 5 dhjetor 2023
SOFT NEWS – Mbajtja e një qeni ul rrezikun e demencës