SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Gjykata merr vendimin për Arlind Gjokutajn

Gjykata e Tiranës ka lënë në burg Arlind Gjokutajn dhe dy ish-zyrtarët e tjerë të Ministrisë së Financave, Fatmir Hoxhaj dhe Alban Ruli, të akuzuar pë shpërdorim detyre. Të tre këta persona dyshohet se i kanë shkaktuar shtetit një dëm prej 1.2 milionë eurosh.Seanca përfundoi rreth orës 13:00, ndërsa ndaj Gjokutajt u dha masa pa prezencë por me prokurë të posaçme të tij dhe u përfaqësua nga avokatët.

Kujtojmë se më parë raportuam se sekretari i përgjithshëm i Ministrisë së Financave Arlind Gjokutaj nuk u paraqit në seancë, pasi sipas avokatëve të tij, ai ka shfaqur probleme kardiake në izolim, dhe më pas është transportuar në spital.

Hoxhaj mbante postin e drejtorit juridik në MF, ndërkohë Ruli rezulton se është përmbarues, i përfshirë në një skemë abuzimi që dyshohet se i ka shkaktuar shtetit një dëm prej 1.2 mln eurosh.

Ata dyshohet se kanë firmosur dokumentet që kjo shumë t’i kalonte Ilir Thanës, në cilësinë e një ish pronari ndërkohë që ai nuk e kishte një status të tillë. Thana kishte marrë fillimisht një shumë prej 400 mijë eurosh ndërkohë që pjesa tjetër pritej t’i transferohej në muajt në vazhdim.///

error:
%d bloggers like this: