SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lezhë shpallën në kërkim shtetasit I.(E). A. 35 vjeç, banues në Pllanë dhe P. L. 32 vjeç, banues në Manati. Këta shtetas rreth orës 16:40 në qytetin e Lezhës, i kanë dalë përpara shtetasit E.H., 32 vjeç, banues në Lezhë, me profesion gazetar dhe e kanë dhunuar fizikisht bashkë me bashkëshorten e tij shtetasen B. H., e cila në ato momente ka ndërhyrë.

Nga veprimet e para hetimore të kryera, dyshohet se, këta shtetas e kanë dhunuar fizikisht gazetarin për shkak të detyrës. Shërbimet e Policisë vijojnë kontrollet intensive për lokalizimin dhe kapjen e tyre. Për ngjarjen reagoi sot edhe Presidenti Bajram Begaj, i cili dënoi me forcë dhunimin e gazetarit, si dhe inkurajoi institucionet shtetërore përgjegjëse të hetojnë dhe zbardhin sa më shpejt këtë ngjarje.

“Cenimi i fjalës së lirë, presioni dhe mbi të gjitha dhuna ndaj gazetarëve është e papranueshme në një shtet demokratik”, u shpreh Presidenti.Edhe kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla reagoi pas sulmit ndaj gazetarit duke kërkuar zbardhjen e shpejtë të ngjarjes.

“Sulmi ndaj gazetarit të Report TV në Lezhë, Elvis Hila, dhe bashkëshortes së tij është një dhunë e dyfishtë: goditje ndaj lirisë së medias dhe njëkohësisht ndaj një gruaje. Dhuna ndaj medias është dhunë ndaj të gjithëve. Media e lirë është një shtyllë e shoqërisë së lirë, një nxitëse e demokracisë, e konsolidimit dhe kontrollit të institucioneve, e edukimit të vlerave demokratike. Inkurajoj agjencitë ligjzbatuese të zbardhin sa më shpejt, me përgjegjësi, profesionalizëm e transparencë këtë veprim të dënueshëm”, u shpreh Nikolla në një postim në rrjetet sociale.///

error:
%d bloggers like this: