
Ambasada shqiptare në Athinë krahas games së prioriteteve te tjera, ne kuader te diplomacise ekonomike po fokuson fuqizimin ekonomik të grave në biznes.

Burime zyrtare te kesaj selie diplomatike vune ne dukje se “Në kuadër të promovimit të diplomacisë ekonomike, Ambasadorja e RSH-së në Greqi, znj.Luela Hajdaraga së bashku me Oficeren Koordinuese për Diasporën, znj. Joneda Dodaj dhe Diplomaten për Çështjet Ekonomike, Tregtare dhe Turizmin, znj. Joana Zhonga zhvilluan takim me gratë shqiptare në biznes, më temë ‘‘Gra në biznes – Histori Frymëzuese’’.

Mesohet se ne kete takim pune, kane qene pjesëmarrëse profesioniste te reja dhe me përvojë nga fusha të ndryshme të biznesit, të cilat kanë ndarë historitë e suksesit, eksperiencat e akumuluara, vështirësitë e hasura , mundësitë për sipërmarrje dhe investime të reja dhe shkembimin e njohurive për të lehtësuar sadopak njëra tjetrën në fusha të përbashkëta, etj,
Takimi i mesiperm kishte si qëllim krijimin e një forumi të grave në biznes, dhe të takimeve periodike midis Ambasadës dhe këtyre profesionisteve, me qëllim rrjetëzimin e tyre, fuqizimin ekonomik të grave në biznes nëpërmjet mobilizimit të potencialit të tyre-pohuan burime te Amabasades
Ambasadorja Hajdaraga duke shprehurkënaqësinëpër këtë takim theksoi rolin e rëndësishëm të gruas shqiptare në familje, shoqëri dhe në biznes, duke u fokusuar më tepër në rolin e shumëanshëm dhe këmbënguljes së saj për të arritur majat në çdo aspekt të jetës dhe duke u bërë një histori suksesi dhe model inspirues për gratë dhe vajza e reja profesioniste në biznes./sarandanews.al///
ME SHUME LAJME
Sarandë.Fotovëzhgim: Te Bazilika dhe Sinagoga, hiqen ‘hartat memece’
FOKUS – 6 234 viktima në Turqi dhe 2 470 në Siri pas tërmetit të 6 shkurtit
Parashikimi i motit, e mërkurë, 8 shkurt 2023