SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Grabisnin makina luksoze në zona të ndryshme, goditet organizata kriminale, në pranga një 42-vjeçar

Një organizatë kriminale që grabiste automjete në zona të ndryshme të Athinës është shkatërruar nga autoritetet në Greqi.Mediat greke shkruajnë se janë zbardhur 8 raste të vjedhjeve dhe se një 42-vjeçar ka rënë në pranga. Gjithashtu kanë identifikuar edhe dy anëtarë të kësaj organizate dhe janë shpallur në kërkim, bëhet fjalë për një 30 vjeçar dhe një 40-vjeçar. Sipas informacioneve dhe hetimeve organizata kriminale  e ka nisur aktivitetin të paktën dy vite më parë.

Pas kontrolleve në posedim të të akuzuarve, në shtëpi dhe në parkingje të ndryshme në Petroupol, Haidar dhe Ilion, janë gjetur dhe konfiskuar: 5 makina të vjedhura,1 motoçikletë,motori i vjedhur,targa të vjedhura,3 timon makine,një numër i madh i pjesëve dhe aksesorëve të makinave,54 fishekë brenda një ,antë shpine,shuma prej 260 euro, 4 celularë,etk,.///

error:
%d bloggers like this: