SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Gramafoni i këngëve të ‘’gjeneralit’’… në Sarandë

Nga Pirro NAÇI

‘’Gjeneral Gramafoni’’… një nga filmat më të ‘’bukur’’ të fëmijërisë tonë…Sot për mua, një nga filmat që ka ‘’ndrydhur’’ një të vërtetën historike duke përkëdhelur klishetë klasike të sistemit totalitar… Përse i them këto fjalë…? Pak kohë më parë u njoha me një fakt… Një admirues i Mentor Xhemalit i mer një intervistë rreth viteve 1976-të. E kthen në një tregim në 30 faqe. Ι gjithë skenari vërtitej rreth një fakti. Dikujt i kishte rrënë në veshë zëri i Mentorit kur punonte hamall në portin e Sarandës. I regjistron një pllakë gramafoni këngë të njohura italiane të asaj epoke dhe në anën tjetër të pllakës këngë popullore përmetare. Pa orkestër. Veç me zërin e tij. I regjistruan për provë se donin t’ia çonin shtëpisë diskografike në Milano që ta vlerësonte nëse ia vlente.

Por, pak muaj më pas Mentori iku në Durrës e që andej doli partizan. Pasi e mbaroi tregimin autori Gjyzel Hasani ja tregon Mentorit. Këngëtari u mallëngjie..Pak më vonë, mendoi se ai ishte në kohën që do të dilte në pension dhe për ta nderuar donte diku ta botonte… Ja dërgon një miku të tij redaktor në gazetën ‘’Drita’’, Vath Koreshit…Prit e prit, tregimi nuk u botua, veçse kur një ditë (1978) shikon në televizor filmin ‘’Gjeneral Gramafoni’’ me skenar të ‘’mikut’’ të tijë… Gyzeli u mërzit me Vathin që në atë periudhë punonte si skenarist në Kinostudio…Mirë mo mirë, e mori Vathi, e ndryshoi sa e ndryshoi, po me Sarandën ç’pati ? Po ç’kishte me Halit Beratin dhe klarinetën e tj, nuk i mbushte syrin zëri i Mentorit… Ndoshta edhe me skenar të ‘’vjedhur’’( nuk jamë njeri që mund ta faktoj më shumë… ) do të kishin një film për këngëtarin e famshëm… E pashë këto ditë në youtube dy tre herë ‘’Gjeneral Gramafonin’’… Nostalgji për të gjithë aktorët… Nostali për interpretimin.

Se, sa për skenarin, jo vetëm nga faktet e përmendura, por edhe ato të mos kishin ardhur në dritë, lë shumë për të dëshiruar. Italianët mund të na kenë bërë shumë të ‘’këqia’’, por ne si popull nuk ma do mëndja të ishim kaq përçmuesh ndaj muzikës italiane siç na e tregon skenaristi… Po me Xhixhilenë ç’pati?…shumë buling. E shumë e shumë fakte të tjera … Grupin e sazeve gati gati sa nuk na e bëri ‘’njësitin gueril’’ … Po ti kisha më parë këto ‘’fakte’’ dhe këto mendime nuk do ta lëja pa pyetur edhe xha Mentorin, që e kisha gjiton, kur vinte për pushime…

E kam takuar në Sarandë, tek ‘’Trubullira’’, pak më tutje hotel Butrintit, rreth viteve 80-të ku edhe peshkonte …Mu afrua dhe diçka më pyeti, diçka thamë…i ndeza cigaren, pastaj u ulë mbi një shkëmb afër meje. Hodhi grepat dhe filloi të murmuriste me zë të ulët disa këngë të vjetra përmetare… Sot që shkruaj këto rreshta më duket vetja një ‘’zoti Alberto’’( gjeneral gramafoni) i vërteti dhe jo ai i gënjeshtërti i Vathit… Sa herë shkojë në Sarandë, kërkojë ato gurët anës detit që në memorjen time kanë ‘’sklupturëzuar’’ figurën Mentor Xhemalit … J

o si një vepër ‘’gjigande’’ arti por si një vepër për njeriun e thjeshtë, si gjithë të tjerët… Ndonjë ditë, ndoshta një artist skulptor nga Saranda, mund të na i sjellë të “gjallë”, aty poshtë tek shëtitorja… ku te kete mundësinë çdo kush ti vejë të “dëgjojë” këngët dhe ti bëjë “iso”… Se për këngën, ai ishte me të vërtetë ‘’gjeneral’’.///

error:
%d bloggers like this: