SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Sektori i hotelerisë në Greqi po kërkon importimin e të paktën 80 mijë punëtorëve nga vendet e treta, si Bangladeshi, Pakistani por dhe nga Ballkani, me qëllimin për të plotësuar vendet bosh të punës.

Sipas të dhënave nga industria e turizmit dhe shërbimit të ushqimeve, në sezonin e fundit vendet bosh të punës ishin 60 mijë. Greqia aktualisht po procedon me marrëveshje ndërkombëtare, si për shembull atë të miratuar së fundmi nga parlamenti i vendit, me Egjiptin. Objektivi është që qytetarët e huaj të vijnë në Greqi me qëllimin për t’u punësuar në sektorin e agrokulturës.

Në total vlerësohet që më shumë se 100 mijë punëtorë nga vende të tjera do të jenë në Greqi duke u punësuar në hotele, kompani për shërbimin e ushqimeve, recepsion, si kamarierë, por dhe si punëtorë sezonalë.

Me ekonominë greke që aktualisht ka lënë pas pandeminë e Covid 19, numri i kompanive vendase që kërkojnë punëtorë, është në rritje, por janë në vështirësi të mëdha pasi nuk po gjejnë dot stafin e duhur. Pjesa më e madhe e tyre janë bizneze që operojnë kryesisht në sektorin e mikpritjes, IT ose në atë të agrokulturës. Por sipas analistëve ky nuk është një fenomen që i përket vetëm Greqisë.

Në një kohë që punëdhënësit kan dërguar një kërkesë zyrtare për të paktën 80 mijë punëtorë nga jashtë në ministrinë e punës, sindikatat greke të punëtorëve protestojnë fuqishëm duke thënë se një numër kaq i madh punëtorësh të huaj do të trondisë tregun e punës. Gjë që do të kishte pasoja të rënda për punëtorët grekë si në kuadër të vendeve të punës dhe në atë të pagave.

Duhet theksuar se vetëm në hotele vendet bosh të punës ishin 53 mijë, ndërsa në vitin 2022 numri shkoi në 60 mijë. Sipas marrëveshjes me Egjiptin për importimin e punëtorëve në Greqi, kryesisht në sektorin e agrokulturës, pritet që vetëm vitin e parë të mbërrijnë në vend 5 mijë egjiptianë.///

error:
%d bloggers like this: