Plazhet në Greqi pritet të hapen të shtunën, më 16 maj, duke përfshirë dhe rekomandimin e Komitetit të Sëmundjeve Infektive në Ministrinë greke të Shëndetësisë.
Bizneset në plazhe, që marrin çadra dielli dhe shezlonë me qira, do të hapen të shtunën nga ora 08:00, por nën disa kufizime.
Këtu përfshihet regjistrimi e numrit të pushuesve të pranishëm, maksimumi 40 persona për 1.000 metra katrorë, distancë prej katër merash ndërmjet çadrave dhe kufizime në numrin e shezlonëve për çadër, dy të tillë, përveç familjeve me fëmijë. Pushuesit do të jenë të detyruar të shtrihen mbi peshqirë. Bizneset do të shesin vetëm produkte të paketuara, ndërsa stendat e pijeve freskuese, kafenetë dhe biznese të ngjashme, do të funksionojnë duke e përgatitur pijen për ta marrë me vete./CNA.
ME SHUME LAJME
10 vite drejtues i vendit, keni plane të vijoni? Rama për BBC Radio: S’do ndalem sa kohë ndjej zjarr brenda meje
Rama në BBC: T’i vësh krimit vulë etnike është në vetvete krim
Himarë. Pranga për një 38 vjeçar. Rast i veprimtarisë kriminale kundrejt fitimit për trafikim klandestinësh.