SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Grushti në protestë, Haxhiu: Fituesi më i madh është Sali Berisha

Analisti Baton Haxhiu është shprehur gjatë emisionit “Opinion” se goditja me grusht ndaj kryedemokratit Sali Berisha është turp. Ai u shpreh se ky lajm është keq për Shqipërinë dhe Sali Berishën, ndërsa turp për truprojat e kreut të selisë blu. Sipas Haxhiut, sigurimi i Berishës ka poshtëruar veten dhe Shqipërinë. Ndër të tjera, Haxhiu tha se fituesi më i madh nga kjo ngjarje është Sali Berisha.

“Nuk komentoj për arsye se flas me logjikën politike ajo që ka ndodhur. Është turp e para e punës. E dyta mënyra si po e interpretojmë lajmin. Nuk po di sot çfarë është lajm, është samiti apo grushti? Meqë po flasim me lajmin e grushtit , i cili është i opozitës, kjo është për keqardhje, është shumë keq për Shqipërinë, është shumë keq për doktor Sali Berishën dhe është turp për truprojat e tij që e poshtëruan Berishën në këtë pikë. E pra punës për ata të cilët pa marrë parasysh karakterin e afërsinë e doktor Berishës me të tjerët sigurimi e ka një detyrë  që gjërat që nuk janë të parashikueshme të ndodhin, ata t’i parandalojnë. E dyta, si është e mundur që një njeri i tillë të hyjë në mesin e njerëzve dhe ta godasë liderin e opozitës. Çështja e sigurisë është e para, pastaj vijnë të tjerat. Pastaj interpretimin politik mund ta bëj deri në mëngjes dhe i kam 10 variante. Fituesi më i madh sot siç po shihet është doktor Sali Berisha. Nga kjo ngjarje, nga ky emision, nga të gjitha ato interpretimet, imazhet, të gjitha ekranet bëjnë doktor Berishën fituesin me ditën kur 44 liderë europianë kanë qenë në Tiranë. Kjo tregon se natyra si e trajtojmë një ngjarje e rikthejmë në krim politik të ditës së sotme. Kjo lidhje me krim politik nuk ka. Kjo është e para pakujdesi ndaj doktor Sali Berishës, e gjithë trupës së tij të bodigardëve. Një lider politik gjatë vendimeve jetësore të tij, krijon armiq, njerëz që nuk e duan, ka kundërshtarë politikë, ka individë që gjithmonë e rrezikojnë. Si është gjendur që truprojat e tij nuk i kanë parasysh këto gjëra, por ia lenë lehtësisë së ngjarjes duke ardhur në pozicion të poshtërojnë Shqipërinë edhe veten”, u shpreh Haxhiu.///

/a.r

error:
%d bloggers like this: