SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Gurorja në Mallakastër prish rrugën, AKBN pranon fajin dhe i ndryshon koordinatat pas 6 vitesh

Emisioni Fiks Fare ka udhëtuar drejt një guroreje e cila operon në të majtë të aksit rrugor Nacional Levan- Tepelenë. Rruga ekzistuese në krahë të gurores është e bllokuar nga grumbuj gurësh. Kështu është devijuar rruga ekzistuese dhe është hapur një tjetër pak metra më tej. Pas pak minutash që Fiksi filloi xhirimet me dron, në gurore kanë shkuar edhe punonjësit e saj. Makinën e tyre e parkojnë në njërën anë të gurores, dhe pjesën nacionale të rrugës e cila ka qenë e hapur deri në fillimin e punës së gurores janë të detyruar ta përshkojnë në këmbë.

Gazetarët hyjë në gurore për të marrë një përgjigje, nëse ajo operon me leje dhe ku i ka koordinatat e shfrytëzimit, pasi fakti që rruga është e bllokuar dikush ka gabuar. Shteti apo firma?

Përgjegjësi i firmës tregoi për Fiksin se lejen e kanë marrë ngjitur me asfaltin. Por që së fundi në bashkëpunim me AKBR dhe ARRSH kanë rënë dakord që të tërhiqen 115 metras nga rruga, duke qenë se ka patur rrëshkitje. Përgjegjësi thotë se këtë gurore e kanë me leje shfrytëzimi për 25 vite dhe nuk kanë dalë nga koordinatat e miratuara nga shteti.

Emisioni Fiks Fare kërkoi një përgjigje zyrtare pranë Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore mbi koordinatat e lejes për gurore që ky institucion ka dhënë.
Për të mësuar nëse leja u dha në koordinata të gabuara apo subjekti që po shfrytëzon në bazë të lejes ka ndryshuar koordinatat gjatë ushtrimit të aktivitetit duke shkelur kështu lejen.
Por instuitucioni shtetëror AKBN , sqaron se subjekti lejen e ka marrë në dhjetor të vitit 2016. Një leje që vazhdon të jetë aktive , dhe gurorja të punojë.

Përgjigja e institucionit shtetëror garanton se firma që po shfrytëzon në atë vend gurët gëlqerorë nuk i ka shkelur koordinatat.///

error:
%d bloggers like this: