SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

 Janë hapur aplikimet për pajisjen me certifikatë për të gjitha subjektet që ofrojnë aktivitete lundrimi për qëllime turistike dhe çdo lloj veprimtarie të ngjashme.

Lajmin e ka bërë ditur ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro e cila shprehet se, “sezoni veror po afron, po ashtu edhe përgatitjet për ta pasur të mbarë e të sigurt, prandaj të gjithë Operatorët e Turizmit Detar duhet të certifikohen zyrtarisht nga Ministria e Turizmit dhe Mjedisit”.

Kumbaro thekson se , “asnjë subjekt nuk mund të veprojë, të ofrojë shërbime si operator i turizmit detar ose të përdorë emërtimin “Operator i turizmit detar”, nëse nuk është pajisur me certifikatë”.

Aplikimet janë të hapura për të gjitha subjektet që ofrojnë aktivitete lundrimi për qëllime turistike dhe argëtimi, që nga skafet, motorat e ujit, ski në ujë.

Për hollësi të tjera lidhur me procesin e certifikimit nga Ministria e Turizmit dhe Mjedisit si dhe dokumentacionin e nevojshëm, drejtohuni në linkun e mëposhtëm:///

error:
%d bloggers like this: