Hidrocentri i Sasajt po zhduk lumin e Kalasës në Delvinë. Banorët thonë se ka rreth një muaj pa u lëshuar uji, ndërsa pamjet e peshqve të ngordhur atje janë dramatike. Ne nje kronike ne TV banoret e Bajkajt thane se prej 1 muaji uji në lumin e Kalasës është zhdukur.
Lumi shfrytëzohet nga hidrocentrali i Sasajt, i cili ka ndërprerë tërësisht ujin që duhet të shkont në lumë për t’i shërbyer disa fshatrave në Delvinë. “Gjithë fauna e egër e kësaj zone, e këtij lumi është e shkatërruar dhe të vjen keq kur i shikon në atë gjendje. Situata është… ju e patë vetë. Dhe nuk reagon asnjë instititucion,” tha eksperti Poda.
Ajo çfarë ka mbetur tanimë në shtratin e lumit janë peshqit e ngordhur. Sipas kronikes ne TV, eksperti i mjedisit Çlirim Poda u shpreh se dëmet janë kolosale dhe të parikuperushme.
Fshati Bajkaj duket se është më i prekur nga zhdukja e lumit. Fermerët dhe blegtorët atje e kanë jetik ujin e lumit por prej disa vitësh ata po hasin të njejtin problem me HEC-in, mungesën e ujit për vaditje, që këtë muaj arriti kulmin e tij.
“Atje ka ngordhur çdo gjë e gjallë. Kemi problem dhe me ujin e vaditjet, nuk kemi ujë të vaditim. Këtë problem e kemi rreth 4-5 vjet. Këtu ka qenë plot me ujë, det. Ka qenë mbushur dhe tunelet plot me ujë. Tani nuk ka pikë uji. S’ka as ku të pijnë bagëtitë,” thonë dy banorë.
Ujëvara e Bajkajt ishte një nga mrekullit natyrore të zonës, që është kthyer edhe në destinacion turistik, por pamja e saj sot është kjo. Banorët e Bajkajt thonë se do të ndjekin çdo rrugë institucionale, për të rikthyer lumin e Kalasës.///
ME SHUME LAJME
Delvinë: Në qytet çmontohen kamera në kundërshtim me ligjin
Kumbaro me kryebashkiakun e Athinës: Promovim i ndërsjellë në turizëm
Berisha: PD në këmbë, deri në largimin e Ramës