SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

“Hiç nuk u ndjetë!”/ Fuga reagon ashpër: Ma këputet shpirtin, qani gjoja për Teatrin

Akademiku Artan Fuga ka shpërthyer ashpër ndaj politikanëve për shembjen e Teatrit Kombëtar.

Fuga kujton bëmat e qeverisë aktuale dhe thotë se për çdo të keqe që i është bërë popullit dhe me tone të forta kërkon të mos qajnë për shembjen e Teatrit.

Ai deklaron se reagimi duhet të ishte i përhershëm dhe jo pas shembjes së godinës, ndërsa thekson se themelet e ndërtesave kombëtare qëndrojnë mbi ligje.

“Pse ashtu bie një ndërtesë teatri!!! Ra demokracia lokale me reformën e territorit, hiiiiiç nuk u ndjetë! Ra sistemi i votimit ku populli votonte kandidatin për deputet. Hiiiiç nuk u ndjetë! Ranë rezistencat qytetare. Hiiiiiiç nuk u ndjetë! Ranë universitetet publike me Ligjin për Arsimin e Lartë, ra Akademia e Shkencave me ligjin e poshtër, ra radiotelevizioni shqiptar kthyer në kanoçe propagande, hiiiiiç nuk u ndjetë!

Ra ligji për Teatrin, që drejtohet gjithandej nga komitete partie quajtur ministri kulture. Hiiiiiç nuk u ndjetë! Ra Kuvendi dhe u mbush me kovida pa legjitimitet. Hiiiiiç nuk u ndjetë! Ranë zgjedhjet e 30 qershorit dhe Këshillat Bashkiakë. Hiiiiiiç nuk u ndjetë! Ra drama, statusi i aktorit, filmi dhe teatri skenik shqiptar, ra kultura shqipe në tv dhe në salla. Hiiiiic nuk u ndjetë. Ra integrimi europian. Hiiiiiç nuk u ndjetë!

Ranë gjykatat. Hiiiiiiç nuk u ndjetë! Ra censura mbi lirinë e fjalës në ëeb. Hiiiç nuk u ndjetë. Ranë të drejtat qytetare me kodin e ri penal. Dënohet me internim i sëmuri! Hiiiiiiiç nuk u ndjetë! Tani qani gjoja se ra ndërtesa e teatrit? Me të gjitha këto duhej të ishte një vaj i vazhdueshëm. Ma këputet shpirtin!!! Po ku do mbahej në ajër ndërtesa e Teatrit? Themelet e ndërtesave kombëtare përpara sesa të mbahen në themele dhe mure qëndrojne mbi ligje, të drejta, institucione. Hiqini ato, të gjitha bien. Ngelesh ulur në xhade”, shkruan Fuga në rrjetet sociale./ 

error:
%d bloggers like this: