SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Në Himarë policia goditi një rast të veprimtarisë kriminale të dhënies ndihmë shtetasve të huaj, kundrejt fitimit, për kalim të paligjshëm të kufirit.

Burime policore bënë të ditur se nje 38 vjeçar po transportonte kundrejt fitimit, 4 emigrantë, për të kaluar kufirin, në kundërshtim me ligjin. Sekuestrohen një shumë parash (lekë dhe euro) dhe një aparat celular. Një buri zyrtar policor në Drejtorinë e Policise në Vlorë sqaroi se shërbimet e Komisariatit të Policisë Himarë, në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale të dhënies ndihmë, kundrejt fitimit, emigrantëve nga vendet e treta, me qëllim kalimin e paligjshëm të kufirit, kanë konstatuar një rast tjetër të kësaj veprimtarie.

Si rezultat, u arrestua në flagrancë shtetasi A. H., 38 vjeç, banues në Lushnjë, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”. Gjatë kontrollit fizik ndaj shtetasit A. H. dhe kontrollit në automjetin e tij, u gjetën dhe u sekuestruan një shumë parash (lekë dhe euro) të dyshuara të përfituara nga kjo veprimtari e jashtëligjshme dhe një aparat celular. Në vijim të veprimeve u shpall në kërkim dhe një shtetas, i dyshuar si bashkëpuntor për këtë veprimtari kriminale, të dhënat e të cilit, për arsye hetimi nuk bëhen publike. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë, për veprime të mëtejshme./sarandaNews.al///

error:
%d bloggers like this: