SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

-Nje person ka zënë hapësirën publike ne plazhin e Jalit, por eshte proceduar penalisht.

Keshtu eshte vepruar nga Policia e Himares.. Burime te policore thane se nga specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Himarë, në vijim të punës për kontrollin e territorit, për zënien e hapësirave publike dhe goditjen e rasteve të ndërtimeve të paligjshme, është proceduar penalisht shtetasja: R. B., pasi është konstatuar se kishte zënë hapësirën publike në Jalë, duke vendosur një strukturë prej druri, pa lejen e organeve përkatëse.

Ashpersimi i masave per mbrojtjen e hapesirave publike ne bregdetin shqiptar erdhi mmeenjehere pas paralajmerimit të Kryeministrit Edi Rama nje jave me pare mbi nisjen e aksionit te IKMT me emrin “Bregdeti ynë”.

Me 7 qershor ne Ksamil ne jug dhe Velipoje ne veri, nisen goditjet e ndertimeve pa leje, ndertime qe kishin ndodhur me pare para syve te policise dhe pushteteve vendore te hapesiren e bregdetit shqiptar./SARANDANEWS.AL///

%d bloggers like this: