SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Historia e hotelit në Sarandë! U vlerësua 920 mijë €, greku kishte 90% të pasurisë

Një histori përplasjesh për pronësinë më shumë se 21 vjeçare çoi në një shpërthim që tronditi dhe terrorizoi qytetin bregdetar të Sarandës gjatë natës së sotme, teksa të gjithë ishin në gjumë. Hotel ‘Bizanti’, i ndërtuar në 1996 kishte 3 ortakë, një shtetas grek me emrin Dhimitër Evangjeliu dhe 2 shqiptarë Spiro Çabirin dhe Vangjel Shtuka (i ndarë nga jeta).

Gazetarja e Report Tv Keti Banushi ka siguruar dosjen e një vendimi të Gjykatës së Lartë e cila shpjegon me hollësi përplasjen prej 2 dekadash. 2 shqiptarët e vendosën sipërfaqen truall 700 metra katrorë në vitin 2005 si kolateral në një kredi që morën (9.8 milionë lekë të reja), ndërkohë që përplasje për pronësinë kishte viti që kishte nisur në gjykatë.

Një vendim gjykate e shkallës së parë në vitin 2002, e konfirmuar me vendim të prerë të Apelit të Gjirokastrës kishte detyruar Vangjel Shtukën dhe Spiro Çabirin për njohjen bashkëpronar të Dhimitër Evangjeliu, në raportin 90% për qytetarin grek dhe 10% për të dy shqiptarët.

Në zbatim të këtij vendimi, objekti “Hotel Bar Restorant” është regjistruar në regjistrat e pasurive të paluajtshme të ZVRPP Sarandë në bashkëpronësi, në raportet 90 % paditësi dhe 10 % të paditurit. Meqënëse palët nuk kanë arritur dakordësinë për pjesëtimin e hotelit (domethënë vlerën në shumë monetare që i takonte secilit) pronari grek Dhimitër Evangjeliu i është drejtuar gjykatës. Gjykata konfirmoi që Evangjeliu kishte 90% të pasurisë dhe dy të tjerët, Spiro Çabiri e Vangjel Shtuka, nga 5%. Ky vendim më pas u konfirmua nga Gjykata e Apelit Gjirokastër përmes një vendimi të vitit 2011…(Report TV)///

error:
%d bloggers like this: