Nga sot çdo grua e papunë me 3 apo më shumë fëmijë deri 18 vjeç, me të ardhura familjare deri në 100 mijë lekë/muaj, do të subvencionohen nga shteti për masën e kontributeve shoqërore dhe shëndetësore, si një mbështetje direkte për kujdesin në 5 vitet e para të fëmijës. Ky program planifikon të financohet në vlerën 600 milionë lekë. Kjo është një nismë e iniciuar nga anketimi përmes Këshillimit Kombëtar, për mbështetjen e nënave me tre e më shumë fëmijë.
Buxheti për mbrojtjen sociale dhe programet e saj për vitin 2023 llogaritet 30.6 miliardë lekë. Ky buxhet ka një rritje krahasuar me atë vitit 2022 dhe një rritje prej 5.5 miliardë lekë më shumë krahasuar me vitin 2013.
Buxheti 2023 financon 30.6 miliardë lekë për programet e mbrojtjes dhe përfshirjes sociale, që synon të sigurojë rritjen e mburojës sociale për shtresat në nevojë, me fokus tek fëmijët, nënat më shumë fëmijë, të moshuarit, personat me aftësi të kufizuar dhe familjet në nevojë duke mbështetur kështu më shumë se 220 mijë qytetarë dhe familje.
Buxheti 2023 për këto programe është rritur me 10.3 % krahasuar me buxhetin e vitit 2022 dhe nëse krahasohet me vitin 2013, buxheti për skemën e mbrojtjes sociale është rritur me 5.5 miliardë lekë më shumë.
Qeveria shqiptare do të vijojë mbështetjen për sa i përket mbështetjes së programeve të ndihmës ekonomike, pagesave të paaftësisë dhe Fondit Social për ngritjen e shërbimeve sociale në territor.///
ME SHUME LAJME
Delvinë: Në qytet çmontohen kamera në kundërshtim me ligjin
Kumbaro me kryebashkiakun e Athinës: Promovim i ndërsjellë në turizëm
Berisha: PD në këmbë, deri në largimin e Ramës