SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

I riu nxirret nga rrënojat pas 133 orësh: Isha duke luajtur PlayStation kur ra tërmeti!

I riu Baris Kuzucuoglu i cili u nxor i gjallë nga rrënojat e ndërtesës pas 133 orësh tha se mbijetoi duke konsumuar një pije të gazuar. Shtëpia e tij në lagjen Besni të Adiyaman ishte një ndër mijëra objekte që u shkatërruan në Turqi pas tërmetit të fuqishëm të së hënës.

Kuzucuoglu, i cili është në gjendje të mirë shëndetësore, tha se ka luajtur PlayStation gjatë kohës kur ndodhi tërmeti.

Ai tha se kishte me vete 1 litër pije të gazuar dhe se kishte pirë për aq kohë sa ishte në rrënoja.

“Unë mbijetova duke pirë pije të gazuar”, tha ai///

error:
%d bloggers like this: