SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Një 47-vjeçar, i shpallur në kërkim pas operacionit anti-kanabis në Nikël të Krujës, ka rënë në prangat e policisë ditën e sotme. Mësohet se në pranga ka rënë Edmond Kaçeli banues në Nikël i cili dyshohet se në bashkëpunim me 8 shtetas të tjerë, ka kultivuar bimë narkotike në këtë fshat.

Ai u shpall në kërkim pas operacionit “Agimi”, si rezultat i të cilit u arrestuan në flagrancë 16 shtetas, u proceduan në gjendje të lirë 3 shtetas dhe u shpallën në kërkim 24 të tjerë. Kaçeli iu dorëzua shërbimeve të Komisariatit të Policisë Krujë, për procedura të mëtejshme.//jav///

%d bloggers like this: