SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Ia morën valles pas aksionit të hashashit, pezullohen policët e Gramshit

Shefi i rendit në Gramsh dhe 5 efektivë policie janë pezulluar nga detyra në datë 15 maj nga drejtori i përgjithshëm për shkak të një video që qarkulloi në rrjetet sociale.

Por çfarë përmban videoja? Shefi i rendit së bashku me policët dhe një këngëtar nga qyteti i Gramshit shfaqen duke pirë, kënduar dhe kërcyer.

Report Tv mëson se policët pasi kishin mbaruar kontrollin e territorit për kanabis dhe po ktheheshin janë takuar me këngëtarin.

Shefi i rendit dhe efektivët ndaluan duke ia marrë këngës dhe valles, por njëri nga personat që ishte me ta i tradhtoi duke nxjerrë videon në rrjetet sociale që u kushtoi vendin e punës.

error:
%d bloggers like this: