SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

– Ilaçi i ri i quajtur NVG-291-R, i cili është testuar te kafshët dhe tani po testohet te njerëz të shëndetshëm në një provë klinike të Fazës 1, është treguar se riparon dëmin e shkaktuar nga goditja në tru dhe ka për qëllim të ofrojë një vlerësim fillestar të sigurinë dhe tolerueshmërinë e produktit medicinal.

Rezultatet inkurajuese të marra nga testet e kafshëve u botuan në Cell Reports nga një grup studiuesish të udhëhequr nga Universiteti amerikan i Cincinnati dhe Universiteti Case Western Reserve.Studiuesit zbuluan se ilaçi është në gjendje të riparojë dëmin e shkaktuar nga një goditje në tru përmes dy mekanizmave: nga njëra anë krijon lidhje të reja midis neuroneve, nga ana tjetër stimulon migrimin e neuroneve të reja, që rrjedhin nga qelizat burimore, në vendin ku ka ndodhur lëndimi.

Përveç kësaj, ilaçi u tregua efektiv edhe kur trajtimi filloi shtatë ditë pas goditjes në tru, pra shumë vonë, ndërsa shumica e terapive të njohura aktualisht duhet të administrohen brenda pak orëve pas ngjarjes.

“Ne jemi shumë të emocionuar për të dhënat, të cilat tregojnë një përmirësim të ndjeshëm në funksionin motorik dhe ndijor, të mësuarit hapësinor dhe kujtesën”, tha Agnes Luo nga Universiteti i Cincinnati, një nga autorët e studimit.“I vetmi medikament i miratuar aktualisht nga Administrata e Ushqimit dhe Barnave (agjencia qeveritare e SHBA që merret me rregullimin e produkteve ushqimore dhe farmaceutike) për trajtimin e goditjes në tru nuk e riparon dëmin dhe duhet të administrohet brenda 4.5 orëve”, vazhdon Luo.

“Një produkt që riparon dëmtimet edhe një javë pas fillimit të simptomave do të ndryshonte paradigmën për trajtimin e goditjes në tru”, theksoi ai/ATSH-ANSA///

error:
%d bloggers like this: