SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Shtëpia e pushimit të jetimëve në Borsh, u takon jetimëve dhe jo pretendenteve te ndryshem qe synojne ta privatizojnë atë.

Shqetësimi u be publik se fundi nga Iir Çumani kreu i Institutit Kombëtar te Integrimit te Femijeve jetim ne Shqipieri gjate nje bisede ne nje media kombetare.

Çumani theksoi se objekti ne Borsh, ne dekada ka qene pjese integrale e edukimit te femijeve jetime te institucionit perkates ne Sarande, dhe si i tille, nuk duhet te ndryshoje pronesi por duhet te vazhdoje te jete nje objekt me pronesi shteterore dhe në funksion të edukimit dhe pushimit te femijeve.

Sot objekti qe permendi Çumani eshte ne nje gjendje te amortizuar dhe i lene jashte vemendjes shteterore.

Apeli i Çumanit eshte i perseritur per institucionet dhe qeverine lidhur me objektin e Borshit dhe eshte shnderruar edhe ne nje kauz te vete Institutit qe drejtohet nga vet ai./sarandanews.al///

error:
%d bloggers like this: