SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Kryeministri Edi Rama tha sot se “rruga e Lumit të Vlorës dhe Labërisë së sipërme, janë të  premtuara që nga dita që është themeluar shteti shqiptar, ëndërr e gjithë banorëve dhe po mbarohen sot”.

Në një intervistë televizive Rama tha se “shumë shpejt mbaron rruga e Lumit të Vlorës, se që të zhvillohet bujqësia dhe blegtoria duhet të ketë infrastrukturë. Atje rruga ishte një shteg për thyerje brinjësh”.

“Rruga tjetër është rruga që lidh Labërinë e sipërme, gjithë zonën e Kurveleshit me zonën poshtë. Të dyja këto rrugë janë rrugë të premtuara nga Enver Hoxha, Ramiz Alia, janë rrugë të premtuara më pas nga Sali Berisha dhe janë rrugë që po realizohen sot”, – tha Rama.

Sipas Kryeministrit, të dyja këto rrugë do të bëjnë një ndryshim spektakolar të gjithë pjesës së brendshme.

“Po të shkosh sot ne Tepelenë, s’po them çfarë kemi investuar ne, por deri tani janë investuar 30 milionë euro nga njerëzit atje, nga emigrantë investitorë vendas në bashkinë Tepelenë. Në Tepelenë deri para 7 vjetësh nuk ndalonte njeri”, shtoi Rama.

Duke u ndalur tek rruga Korçë-Ersekë, Kryeministri Rama tha se “ka edhe një lot dhe përfundon dhe rruga Ersekë-Leskovik-Përmet, e cila  do të lidhë edhe Korçën me zonën këtej”.

“Pra do krijojmë një pellg shumë të madh dhe shumë divers për të krijuar një turizëm të brendshëm, jo të bregdetit, që do të furnizojë edhe nga bregdeti gjatë sezonit, ku bujqësia, blegtoria, produktet vendase do jenë burim i spektaklit”, u shpreh Rama.///

%d bloggers like this: