SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Sektori i turizmit duket se është rimëkëmbur tërësisht pas goditjes së madhe që pësoi në 2 vitet e shkuara për shkak të kufizimeve të forta që vendosën thuajse të gjitha qeveritë e botës në lëvizjen e lirë.

Në të gjitha destinacionet turistike të vendit ka pasur një rritje të ndjeshme të turistëve. Edhe Organizata Botërore e Turizmit e renditi Shqipërinë të katërtën në botë për rimëkëmbjen e sektorit të turizmit, për sa i përket flukseve ndërkombëtare në 5 muajt e parë të vitit 2022

Instituti i Statistikave (INSTAT) publikoi së fundmi raportin mbi treguesit e shërbimeve për tremujorin e dytë 2022, sipas të cilit numri i të punësuarve në hotele shënoi rritje me 29.7 %, krahasuar me tremujorin e dytë 2021. Të dhënat tregojnë se shitjet neto në volum shënuan rritje me 60.1 %, krahasuar me tremujorin e dytë 2021, ndërsa fondi i pagave shënoi rritje 52.7 %.

Në aktivitetin bar-restorante, në tremujorin e dytë të këtij viti, shitjet neto në volum shënuan rritje me 18.6 %, krahasuar me tremujorin e dytë 2021. Numri i të punësuarve u rrit me 17.7 % dhe fondi i pagave shënoi rritje 32.5 %.

Heqja e kufizimeve në lëvizje pas 2 viteve karantinë nga COVID-19, i rriti me 94 % shitjet nga agjencitë e udhëtimit, të cilat shtuan me 43.6 % numrin e të punësuave dhe me 64.9 % fondin e pagave.

Sezoni turistik u karakterizua nga numër i lartë vizitorësh. Gjatë 7-mujorit janar-korrik, referuar të dhënave të INSTAT-it, gati 4 milionë shtetas të huaj kanë vizituar Shqipërinë.

Nga vendet që kanë hyrjet më të larta të shtetasve në Shqipëri, Spanja ka pasur rritjen më të madhe me 4,5 herë dhe Greqia me 3 herë, ndërsa Zvicra ka pasur rritjen më të ulët me 4,2 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2021.///

error:
%d bloggers like this: