Shqipëria është afër një bumi turistik dhe marketimi në mediet më prestigjoze ndërkombëtare, por edhe investimet në infrastrukturë po japin efektet pozitive, si për sa i përket rritjes së numrit të turistëve, ashtu dhe tek të ardhurat që ekonomia përfiton nga turizmi.
INSTAT publikoi sot raportin mbi lëvizjen e shtetasve, sipas të cilit mbi 6.7 milionë shtetas të huaj vizituan Shqipërinë në dhjetëmujorin janar-tetor të këtij viti, duke shënuar rritje me 31.2 %, në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit 2021, kur vendin tonë e vizituan 5.1 milionë shtetas të huaj.
Nga këta, 6.3 milionë kanë deklaruar se qëllimi i vizitës së tyre është për pushime dhe vizitë te të afërm.
Përgjatë dhjetëë muajve të 2022-shit, nga vendet që kanë hyrjet më të larta të shtetasve në Shqipëri, Spanja ka pasur rritjen më të madhe me 3,8 herë dhe Anglia me 97,6 %, ndërsa Zvicra ka pasur rritjen më të ulët me 13,3 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2021.
Vetëm gjatë muajit tetor, referuar të dhënave të INSTAT-it, hyrjet e shtetasve shqiptarë dhe të huaj në territorin shqiptar janë 754.385. Ky tregues rezulton me një rritje 25.4 %, krahasuar me tetorin e 2021-shit.

Në tetor të këtij viti, numri i shtetasve të huaj që kanë hyrë në territorin shqiptar është 365.227. Ky numër është rritur me 23 %, krahasuar me tetorin e 2021-shit.
Të dhënat e Bankës së Shqipërisë në bilancin e pagesave tregojnë se shpenzimet e të huajve në Shqipëri, në 6 muajt e parë të vitit arritën në 1.13 miliardë euro, me një rritje prej 64% në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë, kur vendi vuante ende pasojat e pandemisë.
Edhe në raport me 2019-ën, prurjet valutore të të huajve në Shqipëri u rritën me 32%.
1 nga 2

ME SHUME LAJME
“Harrojeni se Beleri betohet!”, Rama: Edhe sikur të kthehet përmbys Këshilli Europian, nuk negociojmë kundër interesit të Shqipërisë
Mesazh për Presidentin. Shënjtori nga Dhrovjani i Delvinës,ndër himnografët më të mëdhenj të kishës Ortodokse.
Parlamenti sot. “Ik ore komunist m…”, deputetët e opozitës përplasen me punonjësit e Gardës për karriget