SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

INSTAT: Numri i vizitorëve u rrit me 39.7% në shtator

Numri i vizitorëve në muajin shtator 2022 është rritur me 39.7%, në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Sipas raportit të INSTAT-it numri i vizitorëve rezidentë është rritur me 30.9% dhe numri i vizitorëve jorezidentë është rritur me 45.6%. Referuar të dhënave, numri i netëve të qëndrimit gjithsej është rritur me 15,9 %, në krahasim me shtator 2021.

Ndërkohë që të njëjtën ecuri ndjekin edhe dy treguesit e mëposhtëm: numri i netëve të qëndrimeve nga rezident është rritur me 0,8 % dhe numri i netëve të qëndrimeve nga jorezidentët është rritur me 23,7 %.

Numri i vizitorëve rezident të cilët janë akomoduar në rajonin e qendrës ka shënuar rritjen më të lartë me 84,6 %, në zonat bregdetare ky tregues është rritur me 44,8 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të mëparshëm, ndërsa numri i vizitorëve rezident të cilët janë akomoduar në “Hotele dhe akomodime të ngjashme” ka shënuar rritjen më të lartë me 31,3 %. Në muajin shtator 2022, numri më i lartë i vizitorëve rezulton sipas rajoneve në rajonin qendër 43,2 %; në zonat bregdetare 55,8 % dhe sipas llojit të strukturave akomoduese në “Hotele dhe akomodime të ngjashme” 95,3 %.

Normat e shfrytëzimit të shtretërve të “Hoteleve dhe akomodimeve të ngjashme” është 22,9 %, kundrejt 21,6 % që ishte në muajin shtator 2021.///

error:
%d bloggers like this: